Gazetari i Top Channel, Marin Mema është zgjedhur anëtar nderi i Lidhjes se Historianeve te Kosovës “Ali Hadri”, në qytetin e Deçanit. Veç krerëve te komunave Deçan e Junik, ne ceremoninë e organizuar me këtë rast kane marre pjese ambasadori i Shqipërisë ne Kosove dhe personalitete te fushave te ndryshme.
“Marin Mema është një emër i respektuar gjithandej trojeve tona nga saj me punën dhe angazhimet e tij ai i ka dhëne jete shume shqiptareve te cilët ishin pothuajse ne brez te kulmimit te asimilimit ne hapësirat tona kombëtare, te cilat janë sot te okupuara nder vite”, shprehet Imeraj.
Bashkim Ramosaj Kryetar i Komunes Deçan thotë se: “Uroj qe rruga e Marin Memës te përcillet jo vetëm prej historianeve, jo vetëm prej gazetareve, por te përcillet sidomos prej akademive tona te cilat lejnë per me deshiru ne rrugëtimin e tyre”.
“Rrugës mendoja për disa variante fjalimesh, mendoja dhe për ta shkruar, por prape se prape nuk me dilnin faqet për te folur per kete djalë te ri nga jugu i Shqipërisë, por qe bashkoi jug e veri, lindje e perëndim, ne nje emër ne gjurme shqiptare”, thotë Qemal Minxhozi.
Vete gazetari Marin Mema ka theksuar se tashme sfida me e madhe e shqiptareve është ndërtimi i nje ekonomie te forte kombëtare, lufta ndaj korrupsionit, padrejtesise dhe shfrytëzimi i drejte i pasurive natyrore.
“Tashme është ne dorën tone sesi e ndertojme te ardhmen sepse mendoj qe nje beteje e re na pret, qe është beteja me e madhe, me e rendesishme është beteja për te ardhmen”.
Top Channel