73% e SHBA-së nën dëborë! Stuhia vdekjeprurëse përfshin rajonet lindore

17/02/2021 11:33

Stuhia e fuqishme dimërore e përplasur mbi Shtetet e bashkuara duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë vendin, mbi të cilin ka sjellë acar, e ka mbuluar dhe akull dhe dëborë edhe mjaft rajone që rrallëherë e shohin një mot të tillë.

Shërbimi Kombëtar Metereologjik njoftoi se mbi 150 milionë amerikanë janë vënë nën paralajmërim prej stuhisë. Sipas këtij shërbimi, mbi 73% e SHBA-së është aktualisht e mbuluar nga bora. Të paktën  11 viktima janë raportuar deri tani si pasojë e kushteve të motit në Tenesi, Teksas, Kentaki dhe Luiziana.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, ku u shënuan temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet – në disa zona minus 18 gradë Celsius. Kërkesa e lartë për energji elektrike në këtë shtet ka bërë që rrjeti i energjisë të dështojë dhe shumë shtëpi të mbeten pa energji elektrike. Sipas sinoptikanëve vendas, edhe kur stuhia të nisë të largohet, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë në të gjithë SHBA-në qendrore dhe lindore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA