13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Qytetarët shkojnë të nderojnë memorialin “Adem Jashari”

17/02/2021 16:16

Kolonë e gjatë makinash është krijuar nga Prishtina për në Prekaz, në veçanti në hyrje të Kompleksit memorial “Adem Jashari”.

Qytetarë të shumtë kanë marrë rrugën drejtë këtij kompleksi për të përkujtuar dhe nderuar rënien e familjes Jashari në përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës.

Ata tregojnë se për të shkuar nga Prishtina deri tek kompleksi u është dashur mbi dy orë.

Top Channel