Top Story/ BE e la në “baltë”, Ballkani në fund të listës për sigurimin e vaksinës

16/02/2021 22:57

Rajoni i Ballkanit perëndimor renditet ndër vendet e fundit për sigurimin e vaksinës.

Në Kosovë, zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se vaksina nuk do të mbërrijë deri në pranverën e vitit 2021. Edhe Kosova ka paguar kaparin për COVAX dhe është në pritje. Ndërkohë që Shqipëria do të ndihmojë me vaksinë Kosovën për mjekët që punojnë në spitalet Covid.

E ngecur në premtime, edhe Maqedonia e Veriut po ndjek së fundmi një politikë hapjeje.
Javës që kaloi, ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, nënshkroi marrëveshjen me kompaninë kineze Sinopharm. 200 mijë dozat e para pritet që vijnë gjatë muajit shkurt.

Edhe shpresat e Malit të Zi janë tek Covax. Qeveria malazeze ka porositur 248 mijë doza të vaksinës, të mjaftueshme për 20% të popullsisë.
Bosnja Hercegovina ka porositur mbi 1 milion doza të vaksinave në platformën COVAX. Përveç tyre ka porositur edhe një sasi tjetër nga Rusia për vaksinën Sputnik V, që pritet të mbërrijë në shkurt.

Serbia ka kthyer sytë nga Kina për vaksinat e saj duke thënë se ka pak shpresa për të marrë furnizime nga Bashkimi Evropian. Falë Kinës dhe rreth një milionë dozave të vaksinës Sinopharm, programi i vaksinimit në Serbi po merr ritëm.

Turqia ka marrë vaksinat e para nga Kina. Qeveria turke ka porositur 50 milionë doza nga kompania kineze CoronaVac, por paketa e parë do të jetë prej 3 milion dozash.

Emisioni i plotë:

Top Channel