Po shkon drejt kolapsit sistemi shëndetësor? Tomini: Është situatë sensitive. Besoj që…
16/02/2021 09:13
7020 doza të vaksinës anti Covid nga kontrata me Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e kaluar në vendin tonë.
Ndërsa shifrat me raste të reja dhe jetë të humbura janë rritur, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të hapë spitalet rajonale.
Në një lidhje Skype për “Wake Up”, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini bëri të ditur se janë të zënë 90% e shtretërve në spitalet Covid.
E pyetur nëse rrezikojmë në një kolaps të sistemi shëndetësor, ajo tha: “Është një situatë shumë sensitive dhe po menaxhohet.
Nuk besoj se në këto kushte do të ketë kolapsi të sistemit shëndetësor. I gjithë plani ka qenë që të mos kalojmë në kolaps. Besoj fort se nuk do të arrijmë në nivele të tilla”.
Top Channel