24/11 18:38
Beyonce dhe Jay-Z u fotografuan ndërsa dilnin për një darkë romantike në Santa Monica, në Ditën e të Dashuruarve.
Beyonce dhe Jay-Z shijuan një natë romantike në një restorant në Santa Monica, me veshje elegante dhe komode njëkohësisht. 39-vjeçarja dukej se iu përshtat ditës duke veshur një xhaketë të zezë me taka të kuqe të ndezura, syze dielli dhe çantë të kuqe.
51-vjeçari, Jay Z kishte zgjedhur një pamje më të zakonshme, me një kapuç të zi, me të cilin mbuloi fytyrën kur po fotografohej dhe pantallona me atlete të zeza. Nuk mungonte as maska e zezë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.
Top Channel