Notari i ujërave të akullta/ 30 vite, zhytet çdo vit në dimër në ujërat e ftohtë të detit Jon

16/02/2021 15:31

As dëbora dhe i ngricat nuk e pengojnë Arben Abazin në zhytjen e tij dimërore në ujërat e detit Jon.

Në temperatura mjaft të ulëta sot 37 vjecarin e gjetëm në breg të detit në Vlorë, për zhytjen e radhës

Në det nuk qëndron më shumë se 10 minuta, aq sa i duhen për dobitë shëndetësore që thotë se i sjell një sport i tillë

I pasionuar pas dallgëve që 7 vjec, Arbeni çdo dimër përjeton aventura në det

notari i pazakontë ka një këshillë për të gjithë, ta shfrytëzojnë detin në çdo stinë, pasi uji është jetë

Top Channel