Për Korçën moti me dëborë dhe ngricat është një fenomen që përsëritet çdo dimër.

Pas dy ditëve me borë në shumë prej rrugëve e trotuareve të qytetit ka shtresa akulli dhe mjetet apo këmbësorë kanë vështirësi për të lëvizur.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile gjatë natës nuk ka patu reshje dëbore në Korccë por temperaturat janë ulur ndjeshëm deri në -11 gradë celsius.

Nga Bashkitë po vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse të fshatrave me Qendrat e Njësisë Administrative.

Rruget e pahapura:

Në bashkinë Korçë të pahapura janë rrugët lidhëse të fshatrave në NJ.A të Lekasit, dhe disa fshatra në NJ.A të Vithkuqit.
Në Bashkinë Pogradec fshatrat e NJA të Trebinjës dhe Proptishtit.
Në Bashkinë Kolonjë fshatrat e NJA Barmash, zona e Shëmtirit dhe Piskalit.
Në Bashkinë e Maliqit disa fshatra të NJA Gorë.
Nga informacioni i dhënë nga OSHEE, nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike të abonentëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA