Mësimi on line s’është për të gjithë/ Në fshatra nuk ka internet dhe shkëputet edhe energjia elektrike

16/02/2021 15:11

Jo vetëm prej pandemisë së covid19 por edhe prej rënies se ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve te dëborës u mbyllën 1760 shkolla të sistemit arsimor parauniversitar në të gjithë Shqipërinë.

Ky vendim i Ministrisë së Arsimit për të zbatuar skenarin e tretë tërësisht mësim online do të zgjas nga 15 shkurti deri në 19 shkurt.

Për të mbërritur në shkollën e mesme të bashkuar “Shëngjergj” nxënësve të fshatrave përreth ju duhet më shumë se 1 orë, por tani janë izoluar në shtëpitë e tyre sepse bën shumë ftohtë.

“Nuk i shkon mësueses detyra nuk ka valë këtu. Edhe dritat ikin. Është problem me valët. Sot dita e parë nuk bëmë më vështirë është matematika. Nuk punon akademi.al, nuk jam futur në mësim”, shprehen nxënësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA