Vajza e Bill Gates, Jennifer Gates merr vaksinë anti Covid dhe bën deklaratën e fottë në rrjetet sociale.
“Jam e privilegjuar të marr dozën e parë të vaksinës për të mësuar qelizat e mia të krijojnë një përgjigje imune ndaj virusit. Si një studente mjekësie, jam mirënjohëse që do të më japë mbrojten dhe sigurinë për praktikën time të ardhshme. Do të sugjerojë çdokënd të lexojë më shumë dhe ta konsiderojë seriozisht për veten dhe familjen. Sa më shumë njerëz të imunizohen, aq më i sigurt është komuniteti për ne“, shkruan ajo.
Më tej, falenderon të gjithë ata që luftojnë në vijën e parë të frontin në këtë betejë. Thekson se sërish do të vazhdojë të përdorë maskën mbrojtëse, edhe pasi të marrë dozën e dytë të vaksinës.
“Fatkeqësisht, vaksina nuk më injektoi babain tim gjeni në tru, vetëm nëse ADN-ja ime është imune…” ironizon Jenn.
Pandemia, që prej fillimit është shoqëruarme teori konspirative të shumta. Ndër to, u diskutua se themeluesi i kompanisë “Microsoft dhe njëkohësisht një ndër më të pasurit në botë, Bill Gates do të vendoste miroçipat në vaksina anti Covid për të kontrolluar njerëzit. Por, vetë ai mori dozën e parë të vaksinës disa javë më parë dhe tashmë vajza e tij.
Top Channel