Princesha Latifa al Maktoum, bija e marrë peng e sunduesit të Dubai, ka postuar fshehtësisht në rrjet një seri videosh të trazuara nga ambjentet ku po mbahet kundër dëshirës së saj, ku e përshkruan veten si të marrë peng nga babai i saj.
Duke folur publikisht për herë të parë në tre vjet, e burgosura mbretërore 34-vjeçare, tregon në detaje sesi tentativa e saj dramatike e arratisjes në 2018 me një jaht e motor uji, përfundoi me kapjen brutale dhe riatdhesimin e detyruar.
Pas arritjes në Indi autoritetet atje e sollën atë me shpejtësi te babai i saj milioner ku prej atëherë po mbahet kundër dëshirës së saj nga njerëzit e të atit, të cilët i kanë thënë se mund të “mos shohë më kurrë dritën e diellit”.
Në një prej mesazheve më emocionale në video, Princesha thotë: “Jam një peng. Kjo vilë është kthyer në burgun tim. Të gjitha dritaret janë të izoluara. Janë pesë policë jashtë dhe dy brenda. Nuk mund të dal përjashtë as për ajër të pastër”.
Vitin e kaluar një gjykatë në Londër vendosi se babai i Latifa, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ‘urdhëroi dhe organizoi’ pengmarrjen dhe kthimin e saj të detyruar në Dubai në dy raste, në 2002 dhe përsëri në 2018.
Me pamje të zbehtë e të frikësuar, ajo përshkruante momentet në jaht kur bëri tentativën e dështuar të arratisjes, me ndihmën e një ish-ushtaraku francez që kishte paguar, për t’u kapur më pas në det nga trupat e rojës bregdetare indiane.
Autoritetet ushtarake të Sheikut e gjurmuan dhe zbuluna të 30 milje larg Goa kur barka e saj Nostromo, u ndalua me forcë nga forcat detare indiane.
“Iu luta të mos më kthenin”, kujton ajo. “Kërkoja azil politik, i thashë se nuk mund të më marrin peng”.
Latifa përshkruan më tej sesi u përlesh me dy oficerë të Emirateve të Bashkuara duke kafshuar në krah njërin prej tyre, dhe sesi ata i injektuan qetësues për ta bërë të heshtte.
Princesha është një nga 30 fëmijët e gjashtë grave të ligjshme të Sheikut.
Sheik Mohammed dhe gjyakta mbretërore e Dubai thonë se ajo është ‘e sigurtë, nën kujdesin e familjes së saj’.
Në pamjet e fundit që do të transmetohen së shpejti dhe nga programi i BBC, Panorama jepet mbështetje për priceshën e burgosur dhe fajësohet Sheiku për pengmarrjen e Latifas.
Sundimtari është fotografuar më parë në garat ekstravagante të kuajve në Britani, përkrah politikanëve vendas, por shumica e tyre e kanë distnacuar veten pas vendimit të gjykatës kundër tij.
Top Channel