Pala mbrojtëse e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ta dorëzojë sa më shpejtë dosjen paraprake të lëndës, në mënyrë që ata të mund të përgatiten për hetimin.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen dha Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Avokati i Veselit, Ben Emmerson, kërkoi që dorëzimi i dosjes të bëhet në fillimit të prillit.

Prokuroria i ka varrosur provat relevante në një mal provash jorelevante.Ka një “kaos” përsa i përket nxjerrjeve të materialeve, dhe Prokuroria duke nxjerrë materiale voluminoze dhe duke mos treguar se cilat dëshiron t’i përdorë, po ia pamundëson mbrojtjes që të përgatitet për gjykim

Por, Prokurori i Specializuar, Jack Smith argumentoi se viktimat apo dëshmitarët janë arsyeja kryesore që dorëzimi i dosjes paragjyqësore apo paraprake duhet të lidhet me datën e nisjes së gjykimit”, tha Emmerson.

  “Është fakt që ka një hendek të madh midis dorëzimit apo nxjerrjes së të gjitha dokumenteve dhe datës së gjyqit sepse kjo do të rrezikojë dëshmitarët. Kjo është e vërteta dhe për këtë nuk është folur”, tha Smith.

Avokati i Thaçit, David Hooper, tha se deri tani janë informuar për 124 dëshmitarë, të cilët Prokuroria i ka identifikuar vetëm me pseudonime.

 Në këtë rast ka 124 dëshmitarë që janë bërë të njohur, shumica e tyre me pseudonime, nuk na është dhënë ndonjë përmbledhje, nuk kemi as edhe pesë rreshta lidhur për çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Si rrjedhojë nuk mund të përgatisim mbrojtjen tone”, tha Hooper.

Prokuroria ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të përdorë të gjithë dëshmitarët në gjyq dhe argumentoi se për disa prej tyre duhen vendosur masa mbrojtëse. Pakënaqësi për mënyrën se si prokuroria po i nxjerr materialet shfaqi edhe mbrojtja e Selimit dhe Krasniqit. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi nuk morën pjesë fizikisht në këtë seancë, por e ndoqën përmes video-lidhjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA