Ftesë në 5/ Veshja e Rita Orës në klip shqiptare apo bullgare? Reagon Valdrin Sahiti: Rita më kërkoi…

16/02/2021 20:54

Veshja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora në klipin e saj të fundit “Bang” ka ngjallur debat në rrjet. Disa e kanë cilësuar kostumin e veshur nga ajo me motive bullgarë, ndoshta bazuar edhe në faktin që videoklipi është xhiruar në një qytet bullgar.

Megjithatë dizenjuesi i veshjes, Valdrin Sahiti iu përgjigj të gjithë zërave për herë të parë në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ai tregoi se ka qenë në një komunikim të gjatë me stafin e Ritës dhe kërkesa e tyre kryesore ka qenë që përmes veshjes kombëtare, Rita të duket njëkohësisht rinore dhe “cool”.

“Fjala kyçe e stilistëve ka qenë që Rita domosdoshmërisht duhet të duket ‘cool’ dhe rinore. Në asnjë mënyrë nuk duhet të dukej si një gocë e cila ka marrë një veshje dhe pak e ka rifreskuar dhe po rikujton traditën e saj me në veshje të vjetër apo ‘vintage look’. Dhe në anën tjetër në asnjë mënyrë nuk do të duket seksi apo e zbuluar, meqë veshjet tona tradicionale nuk e kanë si pikë të fortë në natyrën e tyre këtë gjë”, sqaroi ai.
Stilisti tregoi gjithashtu se klipi ishte planifikuar të xhirohej në Tiranë, por planet ndryshuan për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA