Bashkëshortja e John Legend ka postuar në profilin e saj në Instagram një selfie ku duket thuajse e shpërfytyruar.

Mund të duket si një ndërhyrje estetike, që ka përfunduar keq për nuk është kështu.
Nuk është dështim i filler-it. Po ju tregoj sepse nuk më intereson! Ndodhi pasi kafshova një portokall të dyshimtë“, shkruan 34-vjeçarja.
Ajo dyshon se portokalli mund të ketë qenë me pesticide dhe shton më humor: “Dukem si një kukull seksi e sapo nxjerrë nga kutia“.
Megjithatë, ajo ka bërë shpesh ndërhyrje në fytyrë me botoks dhe filler. Madje dhe gjatë shtatëzanisë së saj. Kur po priste fëmijën e tretë, shtatorin e kaluar shpjegoi se ndërhyrjen e bëri për të ndaluar dhimbjen e kokës.“Botoksi në nofull për përtypjen ishte e detyrueshme për dhimbjet e rregullta të kokës. Mund ta bëni dhe prapa vetullës nëse keni migrenë”, shkroi Chrissy.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA