Tedi punon si menaxher në një bar kafe të Tiranës.
Numri i lartë i të prekurve me covid 19 ndryshoi orën policore. Ky vendim i komitetit teknik ka sjell reduktim në xhiron ditore të lokalit. Pavarësisht kësaj Tedi thotë se detyrimet në shtet janë të njëjta.
“Një në ditë normale nuk do të ishte fatura 26, të paktën trefishi. Më këtë punë nuk mbulojmë dot kostot. Kostot e këtij bar kafe duke nisur që ng qiraja, pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore, drita, ujë, hapësira e bashkisë shkojnë afërsisht 500 mln lekë. Në kërkojmë përgjysmimin e detyrimeve që paguajmë në shtet”.
Hotelet e vendit janë bosh, ndërsa në restorante të vetmit klientë janë ata që vijnë në orarin e drekës. Për këtë arsye shumë biznese kanë shkurtuar stafin.
-A keni shkurtuar staf?
“Sigurisht që po, mua më është përgjysmua puna, por nuk kam hequr 50% të stafit por 25 %. Pra i paguaj unë pagat e tyre. Kërkojmë nga shteti që të na mbulojë me pagat e këtyre punonjësve. Së dyti tatimi mbi pronën i cili është në raport të drejtë me masat e përdorimit të kësaj prone. Duhet të na reflektonte në uljen tatimore, por jo vetëm që nuk e ulën, por vendosin dhe gjoba”.
Por si mund të shpëtohet sektori shërbimeve?
” Problemi më i madh që po haset në këto kushte është barra fiskale e cila rëndon mbi të”.
-Atëherë çfarë duhet bërë?
“Në këtë rast duhet të ketë disa paketa ndihmëse të cilat duhet të jenë në mbështetje të biznesit. Këtu mund të përfshihen: pjesa e lehtësimeve të barrës fiskale, dhe mekanizma të tjerë lehtësues nga pushteti lokal ose vendosur, të cilët mund të bëjnë një reduktim të këtyre detyrimeve”.
Top Channel