Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besart Dreshaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në garën e tij për legjislativin e tetë.

Ai në një postim në Facebook ka komentuar rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje që sipas tij pasqyron një kurs të paqëndrueshëm dhe të gabuar politik, që nga ikja e presidentit Rugova.

“Presidenti ia la LDK-në Kosovës, nuk ja la ndonjë familje, grupi a personaliteti. LDK është e qytetarëve dhe duhet t’ju kthehet atyre sa më shpejt”, shkruan Dreshaj.

Postimi i plotë:

Bashkëqytetarë, miq, anëtarë, përkrahës, simpatizantë, njerëz vullnetmirë, Nga thellësia e zemrës dua t’ju falënderoj për përkrahjen, besimin dhe votën tuaj. Në ditët, javët dhe muajt në vijim, këtë do ta bëjë personalisht me secilin prej jush, kudo që mbërrij. Pafundësisht faleminderit.

Më lejoni që me këtë rast të ndajë me ju edhe këndvështrimin tim për zgjedhjet dhe proceset që na presin. Rezultati i zgjedhjeve është ai që është. Në demokraci, vullneti i sovranit ndryshon. Është e domosdoshme që të reflektojmë për këtë rezultat. Të nxjerrim mësimet dhe të ndryshojmë. Ky epilog nuk ka ardhur brenda një dite, e as një brenda një viti. Rezultati pasqyron një kurs të paqëndrueshëm dhe të gabuar politik, që nga ikja e Presidentit Rugova. Në këtë trajektore rënie, përgjegjësi ka secili, duke filluar nga ata që duke njohur Presidentin Rugova, gabuan. Deri te brezi i fundit, i cili nuk pati fuqinë ta korrigjojë këtë kurs. Askush nga LDK, nuk mund të krijoj një distancë personale nga kjo humbje. Përkundrazi, duhet të bëhemi bashkë, të reflektojmë me guxim, dhe me përgjegjësi. Sovrani e do LDK-në, por e do ndryshe. E do LDK-në me vizion të ri, me lidership të ri, me energji të reja. Para së gjithash, sovrani e do një LDK e cila i hapë dyert për kontribut dhe rol për secilin, dhe jo për tkurrje e strukim në aksionet dhe rolet politike të transferuara pa meritë. Presidenti ia la LDK-në Kosovës, nuk ia la ndonjë familje, grupi a personaliteti. LDK është e qytetarëve dhe duhet t’ju kthehet atyre sa më shpejtë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA