Yjet e showbizit në Shqipëri dhe në gjithë botuan nuk harruan të postojnë momente nga romantike me partnerët e tyre.

Rrjetet sociale u mbushën dje me trëndafila dhe surpriza romantike. Përveç dhuratave, artistët dhuruan për ndjekësit e tyre foto romantike me partnerët.

Ish-presidenti Barack Obama falenderoi bashkëshorten dhe dy vajzat e tij që gjithnjë e bëjnë të buzëqeshë, shoqëruar me një foto familjare.

Diskutohej që Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex Rodriguez janë në prag të ndarjes, por këngëtarja postoi në profillin e saj në Instagram një buqetë gjigande me trëndafila të kuq. “Shkurti është muaji jonë special, është muaji i përvjetorit tonë… Të dua ty dhe çdo gjë që ti bën për mua dhe me mua”, shkruan ajo.

Ndërsa, këngëtarja Dafina Zeqiri postoi foton romantike me dj. Geek teksa shijonin destinacionin me borë që kishin zgjedhur për të kaluar këtë ditë të veçantë.

Në fakt, dje, pothuajse gjithë vendi u mbulua nga bora dhe yjet shqiptarë e shfrytëzuan për të shkrepur ca foto romantike me partnerët. Për më shumë ndiqni foto-galerinë më poshtë.

FOTO GALERI
1/9
Dafina Zeqiri dhe dj Geek

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA