Rikthimi i Albin Kurtit/ Molliqaj në Open: Rreziku i tij është autokracia

15/02/2021 21:52

Fitorja e thellë e Albin Kurtit, është tema kryesore në të gjitha mediat. I ftuar në Open në Top Channel, kryetari PSD Dardan Molliqaj tha se korrupsioni dhe keqqeverisja e të vjetërve solli fitoren e thellë të Albin Kurtit.

“Me numra është vendosur rekord. Rezultatin tani e dimë të gjithë, por duhet të shkojmë te analiza se pse fitoi Kurti. Kasta e vjetër nuk mendoj që është faktori kryesor, është i dyti i treti. Sepse të njejtë ishin dhe para 2-3 vitesh. Në gjithë këto vite integrimet europiane u zmbrapsën, u kolapsua shteti dhe ekonomia. Në këtë kohë aty ishte dikush që e bëri këtë lidhje të shkurtër. Dështimi nuk erdhi për faktor të korrupsionit.

Nuk kishte më programe dhe projekte, vetëm thoshin na jepni votën se duam të mbajmë pushtetin. Partitë e modelit të VV, populiste nuk fitojnë me pak vota, është rregull i këtyre partive, gjithmonë fitojnë me shumë vota. Problemi i Kurtit është demokracia. Ai e shikon politikën si fundin e historisë dhe veten si misionar, shpëtimtar”- tha Molliqaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA