Qeveria e Jemenit njoftoi se 12 milionë doza të vaksinës pritet të arrijnë në vitin 2021 në kuadër të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit.
Sipas agjencisë së lajmeve SABA të qeverisë së Jemenit, Ministria e Shëndetit Publik e Jemenit mbajti një takim në kryeqytetin e përkohshëm Aden.
Kryeministri Maeen Abdulmalik Saeed ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetit Publik të realizohet shpërndarja e vaksinës COVID-19 në vend dhe të bëhet administrimi i saj sipas përparësisë.
Ministri i Shëndetit Publik i Jemenit Qassem Buhiybe ka njoftuar se 12 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 pritet të arrijnë në vend në vitin 2021.
Mijëra njerëz kanë humbur jetën në luftën e cila tashmë gjashtë vjet ka shkatërruar Jemenin. Duke qenë një nga vendet më të varfra në botë, kriza humanitare në Jemen ka arritur përmasa të tmerrshme si pasojë e luftës civile.
Top Channel