23/11 22:09
Erjona Rusi flet në një lidhje direkte nga shtëpia.
Ajo thotë se dyshon se mund të jetë infektuar me Covid por mund të jetë dhe grip i thjeshtë. “Kam dhimbje koke dhe këputje trupi. Që nga e premtja kam pasur ethe. Mund të jetë grip i thjeshtë por dua të sigurohem për veten dhe stafin e ‘Shqipëria live’. Kam patur pak temperaturë por nuk e kam humbur shijen dhe nuhatjen”, thotë Erjona. Po ashtu ajo ka lajmëruar se gjatë emisionit të sotëm ,do të kryejë live tamponin për Covid 19.
Sot emisionin e drejton i vetëm kolegu i saj, Flori Gjini.
Top Channel