Përfundon numërimi në Gjakovë, Vetëvendosje merr 53%
15/02/2021 17:11
Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitoren në Gjakovë me 21.212 vota përkatësisht 53.9%.
Pas përfundimit të numërimit të votave në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e dyta me 9.710 vota apo 24.67%
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, parti e tretë në këtë komunë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 3.352 ose 8.52 për qind, Partia Demokratike e Kosovës e katërta me 2.782 ose 7.07 për qind të votave.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar bindëse në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, me 47.89 për qind të votave ose 377.072 të votave.
Top Channel