Nëse jeni lodhur nga zhurma në qytet, ajri i ndotur e trafiku vetëm një vend mund t’ju relaksojë.
Kjo parajsë në Tokë ndodhet në Holandë, një ishull i vogël i çuditshëm i quajtur Scheendijk. I gjithi i rrethuar me ujë të qetë midis grumbujve më të vegjël të Tokës në të cilin ka nga një shtëpizë, ky ishull duket i magjishëm.
Ata që zgjohen në këtë vend thonë se këtu nuk mund të dëgjohet asgjë përveç cicërimave të zogjve.
Këtë ishull e quajnë parajsa në Tokë dhe është “i hapur” për turistët në pranverë, verë dhe vjeshtë, por jo në dimër. Është e ndaluar të qëndrosh këtu në dimër.
Vizitorët lëvizin ndërmjet shtëpive me varka, pasi nuk ka mundësi tjetër. Anijet me motor nuk kanë vend këtu, sepse prishin qetësinë, kështu që do të merrni vetëm një kanoe ose një varkë me vela nëse vendosni t’i kaloni aty pushimet.
Qentë dhe të gjitha kafshët shtëpiake gjithashtu nuk lejohen.
Shtëpitë e vendosura në këtë ishull të magjishëm shpesh nuk jepen me qira, sepse janë private.
Top Channel