
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja e njohur korçare Lazarela dhe i biri, Kosti.
Ky i fundit nga Viena dhe Lazarela nga shtëpia në Korçë, u bënë bashkë përmes “Ftesë në 5”, duke zbuluar më shumë nga marrëdhënia e veçantë nënë e bir.
Kosti tregoi se Lazarela ka qenë një mama e rreptë dhe nuk ia ka kursyer ndonjë “dackë” kur neglizhonte studimet.
Megjithatë, këngëtarja u shpreh shumë e lumtur dhe e emocionuar me gjithë arritjet dhe çmimet ndërkombëtare të të birit si pianist i mirënjohur.
E ndërsa Bieta e pyeti Kostin për raportin me vajzat, ai tregoi se kriteri i vetëm për partneren e ardhshme është të jetë më e mirë se Lazarela.
Kjo deklaratë u prit me të qeshura nga Lazarela, e cila sqaroi se nuk ndërhyn në këtë pjesë.
Top Channel