Prej më shumë se 48 orësh tashmë  i gjithë qarku i Elbasanit është i pushtuar nga dëbora dhe nga ngricat.

Probleme paraqesin zonat rurale por dhe urbane gjithashtu. Qytetet janë të pushtuara nga ngricat në të gjithë bashkitë e qarkut. Akset nacionale janë të zhbllokuara por kalohen vetëm me zinxhir. Elbasan -Qaf Thanë rruga në disa disa segmente të saj kërkon përdorimin e detyrueshëm të  zinxhirëve. Është i bllokuar aksi nacional Librazhd -Peshkopi në një pjesë të tij kalohet me zinxhirë deri në fshatin Stebleve.

Cerrik -Gramsh, rruga edhe pse një rrugë fushore paraqet ngrica në disa segmente te saj dhe edhe ktu rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Kalohet me zinxhir Elbasan-Gjinar, Elbasan -Labinot Mal, Elbasan -Funar gjithashtu. Sipas planit paraprak, është punuar për hapjen e e rrugëve deri në qendrat e Njësive Administrative ku ndodhen edhe qendrat Shëndetësore për të bërë të mundur evitimin e çdo emergjence te mundshme dhe afrimin me qendrën shëndetësore më të afërt.

Por me siguri me tej  dhjetëra fshatra të bllokuara në Bashkitë e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit, Prrenjasit gjithashtu. Por ndërkohë problem paraqet edhe mungesa e energjisë elektrike në shumë zona  të qarkut të Elbasanit. Sipas saj edhe shume fshatra e qytete kanë mbetur pa uje të pijshëm për shkak të mungesës së energjisë elektrike por dhe ngrirjes së tubacioneve gjithashtu.

Nëpër qytete problem paraqesin ngricat ne rruge, fillimisht janë pastruar akset kryesore dhe ato që të çojnë në qendrat spitalore të qyteteve. Ndërsa tashme problem janë akset dytësore nëpër lagje dhe trotuare cka sjellin goxha problematika në lëvizjen normale  e qytetarëve . Aktualisht puna është përqendruar në kriposjen e trotuareve.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta