Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë një deklaratë për mediat pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, të cilat nxorën një rezultat të dobët të kësaj partie që rezultoi sot me dorëheqjen e Isa Mustafës nga posti i kryetarit.
Muhaxheri tha se Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe se do të punojnë për fitoren e LDK-së dhe ndryshimet e nevojshme.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Pejës, Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, Faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. Ne do të angazhohemi për ndryshimet e nevojshme dhe do të punojmë për fitoren e LDK-së. Ndryshe, LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pësuar humbje edhe në bastionet e saj dhe në komunat që udhëheq, përfshirë edhe Pejën.
Top Channel