Lidhja Demokratike e Kosovës brenda 60 ditëve do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e partisë, pas dorëheqjes së Isa Mustafës dhe thirrjes së Kuvendit të LDK-së për rilegjitimim të strukturave drejtuese.

Një ditë pas rezultateve zgjedhore, ku LDK-ja u rendit e treta, kryetari në dorëheqje, Isa Mustafa tha se ka përgjegjësi objektive për rezultatin zhgënjyes të LDK-së.

“Shenj të respektimit të votës dhe hapjes së rrugës të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së për një periudhë të shkurtë kohore. Me statut i kemi 60 ditë që të bëjmë këtë, por do ta bëjmë shumë më shpejtë në mënyrë që LDK-ja të ketë shumë shpejtë kryetarin e ri”, tha ai.

I pyetur se a mund të ketë ndikuar largimi i Vjosa Osmanit në rezultatin e LDK-së në, Mustafa tha se nuk mund ta shpjegojë këtë, pasi nuk e kanë pritur një rezultat kaq të keq për LDK-në.

 “Rezultati është shumë i keq për LDK-në, është një rezultat që nuk e kemi prit fare edhe nga takimet që i kemi pasur në teren edhe nga puna që e ka bërë kandidati ynë për kryeministër, zotëri Hoti”, tha Mustafa.

Bazuar në rezultatet paraprake, Lidhja demokratike e Kosovës renditet e treta, pas lëvizjes vetëvendosje dhe partisë demokratike të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA