Pavarësisht sasisë minimale të borës rënë në qytetin e Gjirokastrës orët e para të mëngjesit shënuan probleme me ngricat në rrugët e sipërme.
Gati 6 ton kripë është shpërndarë në akset dytësore që përshkohen nga mjetet ndërsa edhe qytetarë kanë pastruar vetë akset e brendshme që përshkohen nga këmbësorë.
Aktualisht është duke u punuar me hedhjen e kripës në rrugët drejt Picarit dhe Lunxhërisë ku u shënuan probleme me ngricat si dhe në të gjitha zonat mbi 400m.
Qafa e Çajupit në zonën drejt Zagorisë është e lirë për mjetet. Borëpastrueset ishin vendosur atje para fillimit të reshjeve. Edhe akset drejt Këlcyrës e Përmetit ku ka pasur ngrica janë plotësisht të kalueshme.
Sot pala greke ka riaktivizuar qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave që u paralizua dje pas vështirësive prej motit në akset nacionale.
Nesër priten temperatura 10 deri 12 gradë nën zero çka do të kërkojë masa shtesë sidomos për zonat e larta.
Top Channel