Fitorja e thellë e Albin Kurtit, është tema kryesore në të gjitha mediat. I ftuar në Open në Top Channel, analisti Andi Bushati dhe Fitim Zekthi folën mbi fitoren mbi fitoren e Albin Kurtit.

Bushati tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur duke u rritur dhe se nuk e priste një fitore kaq të thellë. Ndërkohë Fitim Zekthi tha se shkatërrimi i vullnetit të popullit në zgjedhje solli një fitore kaq të thellë të VV-së.

“Unë mendoj se dështimi i të gjithëve është kaq lebetitës saqë nuk mund të kishte më njerëz në Kosovë që të votonin ndryshe. Ka pasur korrupsion, por ka ardhur duke u shtuar dhe më e rëndësishmja shkatërrimi i vullnetit të popullit në zgjedhje”- shprehet Zekthi.

“Nuk e prisja kaq te thellë, por u votua shumë sepse VV ka pasur një trend rritës në vite, nga 13% sot jemi pranë 50%. Dhe e dyta që është bashkuar vota e protestës së njerëzve. Bashkimi i një vote pro me një votë proteste solli këto rezultate”- tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA