Gazetarja nuk ishte sot e pranishme në studio ashtu si çdo ditë pasi dyshon se mund të jetë infektuar me Covid 19

Ajo tregoi momentin, kur mjekja vendos tamponin në gojë dhe në hundë. Brenda ditës del përgjigja nëse është pozitive apo jo. Erjona tha se po i dalin lot nga sytë, por me humor Flori Gjini shtoi “ndoshta e ke nga emocionet, po bën testimin, live”.

Më herët, në lidhje Skype nga shtëpia, ajo tha se ka pasur dhimbje të forta koke, pak temperaturë, ethe dhe lodhje. “por nuk më ka ikur shija dhe nuhatja, ndoshta është thjesht grip, por unë dua të sigurohem për veten dhe stafin e emisionit”, tha prezantuesja e “Shqipëria live”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA