Ambasadori Kosnett uron qytetarët për zgjedhjet: Amerika qëndron me Kosovën
15/02/2021 17:32
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se ata me këtë kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se Amerika qëndron në krah të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunim me qeverinë e re.
“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, shkruan Kosnett.
Top Channel