Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovë për kryeministër të vendit, Enver Hoxhaj pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tha se vendimi që do të marrin sot qytetarët përmes votimit është vendimi më i rëndësishëm.

“Sot është dita kur flasin qytetaret e jo ne politikanët, është ditë kur flasin qytetarët e Kosovës dhe ne mendojmë që qytetarët e Kosovës sot janë para dy opsioneve, para opsionit të rimëkëmbjes ekonomike të stabilitetit politik dhe të integrimit ndërkombëtar apo para opsionit tw mjegullës dhe të izolimit ndërkombëtar. Prandaj unë pres vendimin që do të marrin qytetarët dhe verdiktin që do ta japin sot gjatë ditës është verdikti më i rëndësishëm”, tha Hoxhaj.

Enver Hoxhaj ka votuar në objektin e Fakultetit të Filologjisë, bashkë me bashkëshorten e tij.

Top Channel