Që në orët e para të ditës së djeshme qarku i Lezhës u përfshi nga reshje bore stuhi ere dhe temperatura te cilat arritën disa grade nen zero.
Bora tashmë në qarkun e Lezhës ka pushuar por ka lënë pas probleme të mëdha. Që pasditen e djeshme aksi Lezhë-Milot ka qenë totalisht i bllokuar, Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë. Fëmijë e të moshuar e kanë kaluar natën në automjete. Pamjet e tregojnë mjaft qartë prezencën e akullit në rrugë akoma.
Nata e kaluar për shumë persona ishte tepër e vështire. Policia dhe ushtria ishin në terren për t’u ardhur në ndihmë të bllokuarve në rrugë.
Edhe rrugët në brendësi të qytetit ishin të gjitha të ngrira. Qytetarët kanë lëvizur me shumë vështirësi.
Ndërkohë që situata te Rruga e Kombit kaloi pa probleme. Rruga ishte e kalueshme e gjitha dhe pa dëborë.
Firmat që kanë mirëmbajtjen e rrugëve ndërhynë me vonesë për pastrimin e borës, ndaj dhe situata shkaktoi vështirësi të shumta për përdoruesit e këtyre rrugëve.
Bora dhe era e fortë nuk shkaktuan probleme vetëm në bllokimin e rrugëve por edhe në ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave në qarkun e Lezhës.
Top Channel