Qarku Durrës/ Normalizohet gjendja, vetëm aksi rrugor Krujë -Qafë Shtamë mbetet i pakalueshëm

14/02/2021 19:29

Temperaturat e ulëta dhe era kanë karakterizuar të gjithë territorin e qarkut të Durrësit këtë të dielë, duke shkaktuar dhe probleme veçanërisht në qarkullim.

Nga kontraktorët dhe ndërmarrjet e bashkive Durrës, Shijak dhe Krujë është punuar për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve duke bërë pastrim bore dhe hedhje të kripës.

Aktualisht vetëm aksi rrugor Krujë -Qafë Shtamë mbetet i pakalueshëm.

Gjatë ditës furnizimi me ujë të pijshëm është normalizuar dhe për banorët që kanë pasur probleme me ngrirjen e tubave të depozitave.

Probleme ka pasur në furnizimin me energji elektrike në malësinë e Krujës, por gjendja është normalizuar.

Shtabi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut bën të ditur se nga inspektimet në terren njësitë administrative raportojnë se familjet që ende jetojnë në çadra e që kanë mbetur të pakta, nuk kanë pasur probleme, ndërsa të sëmurëve me covid-19 që po trajtohen në shtëpi dhe kanë kërkuar ndihmë u është ofruar shërbim sipas mundësive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA