Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të dalin masovikisht për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Osmani e cila garon si e dyta në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi shfrytëzoi të drejtën e saj për të votuar, ftoi veçanërisht gratë dhe vajzat e Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces, pasi pohoi se barazia fillon te kutitë e votimeve.

“Natyrisht që është një ditë e ftohtë, por i ftojë  gjithë qytetarët tanë masovikisht të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. E një ftesë e veçantë për gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces, sepse barazia fillon tek kutitë e votimeve”, tha ajo.

Pretenduesja për një mandat të plotë si presidente, ditën e sotme e cilësoi si ditë të bardhë, ku qytetarët do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë pa dallim përmes vullnetit të tyre të lirë do të përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre. Shtëpisë sonë të përbashkët, do ta përcaktojnë fatin e vendit, por edhe të tyre individual”, tha ajo.

E shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat, Osmani votoi në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA