Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku është gjetur i mbytur një i moshuar në liqen.
I moshuari Sotiraq Ilo raportohet se është gjetur tek vendi i quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel