Të gjithë ata që kanë në plan të udhëtojnë sot, autoriteti i Aviacionit Civil njofton se prej orës 07:00, aeroporti është në gjendje punë.

Parashikohen vetëm vonesa të vogla dhe ndryshim oraresh në fluturimet e sotme.

Sot në mëngjes është kryer ulja e avionit që vinte nga Bari, në orën 07:30. Ky fluturim bëri ulje të detyruar mbrëmë në orën 01:00 në bari si pasojë e motit të keq në Tiranë, njofton autoriteti i aviacionit.

Po ashtu, nuk ka pasur vonesa në fluturimet nga Tirana në Frankfurt (ora 07:50), nga Tirana në Bergamo (ora 09:15) dhe nga Tirana në Bergamo, në orën 09:35.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA