Gjatë gjithë natës në qarkun e Korçës reshjet kanë vijuar pa pushim ,të shoqëruara me erë ndërsa temperaturat gjatë mbrëmjes kanë shkuar deri në minus 10 gradë celsius.
Në të gjitha akset nacionale kalohet me zinxhirë e po ashtu edhe në qytet nuk mungojnë problemet.
Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë janë bllokuar disa fshatra në qarkun e Korçës.
Më konkretisht: Velçan, trashësia e borës deri në 70 cm, Dardhas trashësia e borës nga 90cm -1 m, Trebinje trashësia e dëborës nga 40 -70 cm
Proptisht trashësia e dëborës nga 60-70 cm
Te bllokuar janë gjithashtu dhe disa fshatra në njësine administrative Gore e Moglice si dhe fushën e Maliqit ku trashësia varion nga 30-70 cm. . Trashësia me e madhe e bores është në Mashkullore mbi 2 m borë ndërsa në fshatin Panarit situata është vështirësuar edhe më tepër për 200 banorët të cilët vijojnë të jenë të izoluar prej fillimit te janarit.
Sa i takon furnizimit me energji elektrike ka probleme ne njësite administrative Proptisht , Homezh, Slabinje, Homcani por dhe në bashkine e Devollit ne fshatrat Tren e Bitincke.
Top Channel