Pastroi rrëfen çfarë ndodhi pas pjesëmarrjes së tij në “Për’puthen Prime” si opinionist dhe si reaguan njerëzit.
Pastori tregon se pas transmetimit të emisionit, brenda një dite i janë shtuar 4000 ndjekës në Instagram dhe ditët në vijim mijëra të tjerë. Por si e merr këtë mesazh pastori?
“Ky impakt do të thotë përgjegjësi. Ishte një diskutim i madh në familjen time nëse duhet të shkoja apo jo. Kam diskutuar dhe me një pjesë të udhëheqësve të kishës sonë.
Ishin në dilemë. Unë i them këto mesazhe dashuri unë i kam ndarë në çdo studio televizive për 13 vjet dhe të njejtin mesazh do të jap. Nuk e mendova që përfshirja ime te Për’puthen do të ngjallte aq shumë debat, kaq shumë iskutime. Kam marrë me qindra mesazhe”.
Pastori argumenton se duhet të flitet më shumë për këtë brez, që është brez tranzicioni, sipas tij.
“Një pjesë e publikut që është mësuar të më shohë brenda kostumit të pastorit, u zhgënjyen me mua. Por, është një copëz nga realiteti që na rrethon përditë. Për ata të rinj, që janë mosha e fëmijëve të mi, unë do të shkoja jo te Për’puthen por do të hyja në skutat më të errëta për të ndarë mesazhet e dashurisë. Ai brez është brezi i fëmijëve të tranzicionit. Flasim për ekonominë dhe emigrimin në tranzicion por nuk flasim për fëmijët në tranzicion”.
Megjithatë, shton se konkurentët e kanë keqkuptuar famën dhe duhet të kujtojnë që në jetë gjërat duhet të ndërtohen me shumë kujdes, nuk duhet të shmangim përgjegjësitë dhe punën që duhet të bëjmë në jetë.
Top Channel