Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës jep njoftimin: Për shkak të stuhisë së dëborës, pista e aeroportit do vijojë të jetë e mbyllur deri në ora 05.00

14/02/2021 03:59

Reshjet e borës kanë krijuar shtresën e parë edhe në kryeqytet. Kjo ka krijuar vështirësi në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Me anë të një postimi në facebook, aeroporti njofton se pista e aeroportit do vijojë të jetë e mbyllur deri në ora 05.00.

Fillimisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi se pista do qëndronte e mbyllur deri në orën 02:00, por për shkak të reshjeve të dëborës drejtuesit janë detyruar ta shtyjnë orarin. Më herët aeroporti njoftoi se dy fluturimet me linjën Air Albania nga Verona dhe Bolonja, që të dy fluturimet do të zbresin në Bari, për shkak të mosoperimit në pistë.

Njoftimi i plotë:

📌Përditësim 1
Për shkak të stuhisë së dëborës, njoftohet se pista e aeroportit do vijojë të jetë e mbyllur deri ne ora 05.00.
Do ju njoftojmë për çdo informacion të mëtejshëm.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA