Ndizet pema në Bulqizë, atmosferë festive në qytet Kjo është një pamje që rrallë ndodh ta shihni Elbasanin të mbuluar nga dëbora.
Që prej mëngjesit të kësaj të shtune Elbasani vazhdon të jetë nën ritmin e reshjeve të dendura të dëborës.
Nga sa raportohet nga shtabet e emergjencave civile, deri në këto momente nuk ka problematika të theksuara në akset rrugore, kemi disa fshatra të bllokuara në Bashkinë e Elbasanit, por kjo për shkak te rrëshqitjes së dherave.
Ndërsa akset nacionale deri tani janë të gjitha të kalueshme për drejtuesit e mjeteve. Por duket që nuk do të jetë kështu në orët në vazhdim, ndërsa intensiteti i reshjeve të dëborës pritet të jetë i lartë ndërsa në disa zona malore të bashkisë së Elbasanit si Labinoti Mal, apo fshatra të Librazhdit trashësia e dëborës pritet t’i kalojë 40 cm.
Sigurisht duke sjellë edhe vështirësi. Policia rekomandon drejtuesit e mjeteve që në orët e pasdites dhe të natës, të mos udhëtojnë pa goma dimërore apo pa praninë e zinxhirëve. Pasi temperaturat e ulëta por edhe instensiteti i i reshjeve të dëborës që pritet të vijë gjithashtu do të jenë në rritje dhe do të shkaktojë rrëshqitje në rrugë.
Top Channel