“Titull i merituar për një skrapali me taban”/ Spartak Braho merr titullin e lartë “Qytetar Nderi”

13/02/2021 09:39

Është organizuar sot në qytetin e Çorovodës ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për politikanin e shquar,deputetin në disa legjislatura dhe publicistin Spartak Braho,lindur e rritur në Skrapar.

Këshilli Bashkiak Skrapar miratoi me vota unanime në 22 Janar dhënien e këtij titulli Spartak Brahos,me motivacionin;-“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura,si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të LANÇ dhe të rënëve në këtë luftë,promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë,si dhe traditave që i kanë dhënë nder e dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.

Të pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit të nderit kanë qenë: Ministri i Turizmit Blendi Klosi, pronari i Fokus Media Group Irfan Hysenbelli, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, deputetë të qarkut,historianë,gazetarë etj. Në fjalën e tij në çelje të ceremonisë,kryetari i bashkisë Skrapar,Adriatik Mema ka pohuar se,Spartak Braho është një skrapali me taban. “Nga sot ju zoti Braho jeni më i riu “qytetar nderi” i qytetit të Skraparit,mes figurave të tjera të shquara që kanë nderuar Skraparin dhe Skrapari i ka vlerësuar. Ajo që shohim dhe vlerësojmë tek ju është shpirti juaj human,dashuria juaj për Skraparin,vendin e origjinës së të parëve tuaj,mbrojtja dhe promovimi i vlerave e traditave të Skraparit.Ju jeni një qytetar që vini nga një familje e nderuar e me vlera e këtij qyteti dhe familja juak la bërë sakrifica sublime,duke i dhënë qytetit tonë dy dëshmorë. Ju jeni skrapaliu i vërtetë e me taban dhe këtë e keni treguar në çdo cep të vendit”-ka thënë Mema.

“Duke e cilësuar një ditë të shënuar për të,Spartak Braho ka falenderuar të gjithë ata inisiatorë (pushtetin vendor,organizata e deputetë) që propozuar për të dhēnien e këtij titulli të nderuar. “Të jesh skrapali nuk është pak,është shumë.Edhe pse Skrapari është një rreth i vogel jo çdo gje matet me peshe apo me madhësi. Skrapari është i madh sepse ka nxjerrë njerëz të mëdhenj dhe me peshë”-ka thënë Spartak Braho.Nga qyteti i Skraparit,Spartak Braho i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të hedhi sytë edhe nga ky qytet,që ka nevojë për investime dhe është lënë në harresë”.

“Në këtë ceremoni ka folur edhe Ministri i Turizmit,Blendi Klosi,i cili e ka cilësuar Spartak Brahon si një përfaqësues të denjë të kësaj zone,si një njeri që asnjëherë nuk është përulur dhe asnjëherë nuk ka bërë kompromis.Unë i thërras Dajë për shkak edhe të miqësive të hershme familjare-ka thënë Klosi dhe e vlerësoj pa masë humanizmin e tij,ishte ndër të parët që shkoi në luftën e Kosovës”.

“Në këtë ceremoni ka përshëndetur edje Baba Mondi,që ka dhënë vetëm Bekimin e tij: “Qofshi dritë dhe Zoti ju bekoftë””.

“Në këtë event ka përshëndetur edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj,historianë e gazetarë”.

Top Channel