Peshkopi ortodoks me origjinë arbëreshe Alejandro Greco është kthyer në një `sensacion` në internet pasi u shfaq në një foto me flamurin shqiptar.
Në fakt, duket se flamuri kuq e zi, sipas diaspora.al, e shoqëron kudo klerikun e lartë që është një personalitet dhe aktivist i çështjeve shqiptare. Greco e cilëson veten si “Kryepeshkopi i shqiptarisë”, dhe shihet shpeshherë me simbole shqiptare.
Kjo ka bërë që popullariteti i tij të rritet ndjeshëm mes shqiptarëve në Argjentinë, por edhe jashtë kufijve të vendit. Së fundi, ai ka pushtuar vëmendjen për shkak të një postimi në përvjetorin e patriotit Mihal Grameno.
“Motra e Vëllezër Shqiptarët i dashur, të gjithë Shqiptarët e nderuar që duan të mirën e Atdheut, të gjithë pa përjashtim, përkujtojmë 90 vjetorin e vdekjes së publicistit, shkrimtarit dhe atdhetarit tonë të madh Mihal Ilia Grameno. Lavdi e përjetshme për Patriotin dhe heroin e pavdekshëm që la gjurmë historike në të mirë të kombit shqiptar”. Ka shkruar ai. Greco e ka origjinën nga Kalabria dhe është famulltar në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aries.
Top Channel