Reshjet e dendura të dëborës në Qafë Thanë, njoftimi i rëndësishëm i ARRSH: Mos lëvizni pa goma dimërore e zinxhirë

13/02/2021 14:45

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë thuajse të gjithë vendin gjatë ditës së sotme.

Ndonëse borëpastrueset dhe punëtorët janë në terren për të mundësuar qarkullimin normal, disa akse rrugore janë bllokuar pasi drejtuesit e automjeteve kanë dalë pa  goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndaj ARRSH ka bërë thirrjen e rëndësishme që të gjithë të marrin masat e duhura para se të nisin lëvizjes.

“Qafë Thanë – Reshje bore me intensitet shoqëruar me temperatura të ulëta. Mjetet borë pastruese dhe punëtorët janë në terren për të mundësuar qarkullim normal. Të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet te pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, njofton ARRSH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA