Reshje dëbore kanë nisur edhe në Qarkun e Dibrës.

Bora shkon rreth 10 cm në rrugët e qytetit ndërsa në zona të thella shkon deri më 25 cm, në orët e para të mëngjesit.

Top Channel mëson se deri më tani nuk ka problematika në rrugë. Aksi nacional Peshkopi – Tiranë kalohet pa probleme, në aks janë 6 mjete borëpastruese, aksi Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Qafë Draj kalohet me zinxhirë, Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet pjesërisht me zinxhirë.

Rrugët e njësive administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, në Dibër kalohen me zinxhire. Deri në këto momente nuk raportohen emergjenca shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA