Dërgimin pas hekurave të gjyqtares Enkelejda Hoxha kryeministri Edi Rama e sheh si shembullin e mirë sesi duhet të funksionojë drejtësia.
Rama: Fakti është se një gjykatëse, një monstër që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë disa kohë me parë dhe e habiti gjithë dynjanë me vendimet e saj për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm është sot në burg, përbën shembullin sesi sistemi do të funksionojë.
Lajmi i mirë për Kryeministrin është edhe sekuestrimi i 250 mijë eurove dhe 160 milion lekeve të mjekut të QSUT-së, Edvin Prifti. Rama zbuloi detaje te reja për një kallëzim tjetër në adresë të mjekut.
Rama: Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem. Dhe kështu gjërat fillojnë e vijnë hap pas hapi. Nuk ka shkop magjik.
Kreyministri beson se drejtësia e re e bërë realitetet përgjatë qeverisjes së socialistëve është një arsye e fortë për ti besuar forcës së tij politike një mandat të tretë.
Top Channel