Një seri njësish akomodimi, bujtinash apo restorantesh të vegjël në të të gjithë qarkun e Gjirokastrës ndërsa prisnin 2020 të ishte viti që do të kulmote prurjet turistike u përballën me një goditje të rrezikshme të të ardhurave.

Nga ana tjetër pandemia nxiti edhe nevojën e plotësimit të standardeve të veçanta të sigurisë në kuadër të Covid 19 për ta. Elona Bejo menaxhon me ndihmën e familjes një fermë në Ballaban të Këlcyrës.

Në Gostivisht një fshat i vogël turistik në Përmet 4 orë larg në këmbë nga banjat e Bënjës banorët i refuzuan për muaj të tërë të gjitha rezervimet nga frika e infektimeve. Ata vijuan megjithatë të shesin produktet e zonës në tregun kombëtar.

Pandemia shtoi kostot edhe për faktin se diktoi një mënyrë të re të të bërit biznes ku siguria e shëndetit të klientit vjen në plan të parë.

Megjithëse ekspertët i vlerësojnë si më të sigurta strukturat e agroturizmit sfidat do ta shoqërojnë sektorin të paktën edhe 2 vitet e ardhshëm. Aktualisht vlerësohet se një përqindje minimale e strukturave të tilla në nivel kombëtar mund ta marrin certifikimin si “biznes i sigurtë”.

Top Channel