Mjetet lëvizin pa goma dimërore e zinxhirë/ ARRSH për drejtuesit: Po bëheni pengesë për borëpastruset e kripëhedhëset

13/02/2021 15:17

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të detyruar të lëvizin në këto ditë, kur moti është përkeqësuar ndjeshëm dhe situata e lëvizjes në rrugë është vështirësuar.

Reshjet e dendura të borës, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë mbuluar gjithë vendin. Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar, që administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë, që gjatë natës së kaluar e gjatë ditës pa pushim.

Me gjithë njoftimet e dhëna në media për motin e keq që do përfshinte vendin, mjetet lëvizin të papërgatitur me goma dimërore e pa zinxhirë.

Bllokimi i tyre në rrugë nga ky shkak po bëhet pengesë për borëpastrueset, kripëhedhëset e mjetet e tjera që po punojnë në rrugë.

Në këto kushte, ju bëjmë thirrje të gjithë drejtusëve, që të lëvizet vetëm me goma bore ose zinxhirë, me qëllim që të mos pengohemi për të mbajtur të hapura akset në shërbim të të gjithë përdoruesve të rrugës.

Ju lutem zbatoni sinjalistikën rrugore, lëvizni me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA