Është ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë, pronari i një lokali në Vlorë, që lejoi zhvillimin e një aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas konstatimit se në ambientet e një lokali në Treblovë ishte zhvilluar një takim politik duke grumbulluar persona, në kundërshtim me masat anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e lokalit, shtetasin K. S.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.
Top Channel