Kukësi harron humbjen  ndaj Kastriotit dhe këtë e bën duke fituar ndeshjen më të rëndësishme të Javës së 19 të Kategorisë Superiore,atë me Tiranën në Selman Stërmasi.

Skuadra e Mirel Josës iu imponua bardhebluve duke i mundur 2-0 dhe duke i shkaktuar humbjen e parë me Orges Shehin në pankinë. Kukësi e mori avantazhin në minutën e 15 kur Gashi fitoi një 11 metërsh të kthyer në gol nga Ibraimi, për të cilin ishte goli i 10 në këtë sezon me Kukësin. Tirana në fundin e pjesës së parë iu afrua golit të barazimit me Muçin që  fillimisht gaboi në tentativën e tij e më pas pa të ndalej nga shtylla. Në minutat e fundit të sfidës, Kukësi shënoi edhe golin e dytë me Limaj duke marrë në këtë mënyrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Vllaznia kthehet te fitorja pas 3 ndeshjeve. Në Loro Boriçi, skuadra shkodrane mundi Apoloninë 1-0. në një fushë në gjendjen jo më optimale të saj, skuadra e Brdaric e pati të vështirë të bënte lojën e saj të zakonshme. golin e fitores për skuadrën që kryeson Kategorinë superiore e shënoi Dajan Shehi në pjesën e dytë pas një krosimi duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij që mban ende prapa rivalët.

Fitore shënoi edhe Partizani që në stadiumin e Kamzës mundi Kastriotin me rezultatin e pastër 3-0. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të sfidës kur u shënuan të 3 golat për skuadrën e Ilir Dajës. Xhunior zhbllokoi rezultatin për skuadrën e Partizanit, ndërkohë që bëri debutimin e tij edhe blerja më e re e të Kuqve, Ferhan Hasani, gjë që e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar golin e dytë për Partizanin. Mbylli llogaritë e sfidës, Cardozo që shënoi golin e tretë për kryeqytetasit.

Laçi doli i fituar në Adush Muca të Ballshit pasi mundi Bylisin 1-0 ku u panë edhe momentet e dhunës me protagonist Nwabuezen që ndërpreu sfidën për disa minuta. Ai që i dha fitoren skuadrës laçiane ishte Malota që shënoi pak minuta pas qetësimit të situatës në fushën e lojës duke bërë që Laçi të shkojë në kuotën e 33 pikëve, po aq sa edhe Teuta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA