Emigrantët nuk mund të votojnë/ Procesi po shkon drejt dështimit. Politika nuk po jep konsensus në KQZ

13/02/2021 19:54

Emigrantët shqiptarë duket se nuk do të votojnë dot as në zgjedhjet e 25 prillit.

Kur na ndajnë 70 ditë nga data e votimit vetëm 800 emigrantë shqiptarë janë regjistruar nga 1.6 milionë të tillë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Me dashje apo pa dashje, politika po dështon në votimin e diasporës.

Arsyet se përse emigrantët nuk do të votojnë as këtë vit janë të shumta. Më kryesoret pengesa teknike apo mungesë kohe, por me shumë se arsye ato duken si justifikime.

E sigurtë është se asnjë nga partitë shqiptare nuk është gati që të përballet me numrin e madh të votave të emigrantëve mbi të cilat ato nuk mund të kenë ndikim direkt me mënyrat tradicionale të kontrollit të votës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA